Plan veprimi tre-vjeçar për të përmirësuar mjedisin e konsumatorit

Rregullatori kryesor i tregut në Kinë njoftoi të hënën se duke filluar nga viti i ardhshëm, do të fillojë të zbatojë një plan veprimi tre-vjeçar, me qëllimin për të përmirësuar mjedisin e konsumatorit, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për nxitjen e konsumit të brendshëm.

Kina gjithashtu do të përmirësojë sistemin e trajtimit të ankesave dhe raporteve, si edhe do të zgjidhë në mënyrë efektive faktorët që ndikojnë mjedisin e konsumatorit, sipas Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut.
Vitin e ardhshëm administrata synon të nxjerrë një numër të konsiderueshëm dyqanesh fizike, tregjesh, dyqanesh online, restorantesh dhe pikash turistike të besueshme, tha gjatë një konference pune Luo Wen, kreu i administratës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave, në 11 muajt e parë të vitit 2024, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë arritën në 44.3 trilionë juanë (rreth 6.16 trilion dollarë), shifër kjo 3.5% më e lartë krahasuar me vitin e shkuar. Në të njëjtën periudhë, shitjet me pakicë në internet të mallrave të konsumit arritën në rreth 14 trilion juanë, 7.4% më shumë se një vit më parë.