Greqia shpreh gatishmëri për të forcuar bashkëpunimin me Kinën

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou ,kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kryeparlamentari Konstandin Tassoulas pritën në Athinë kryeparlamentarin kinez Zhao Leji , gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi.

Sakellaropoulou shprehu shpresën e palës greke për forcimin e bashkëpunimit me Kinën në fusha si tregtia, investimet, kultura e turizmi, për të arritur zhvillim dhe prosperitet të ndërsjellë.

Mitsotakis tha se Greqia i përmbahet politikës së “një Kine”. Qeveria greke vazhdon të përmirësojë politikat e saj tregtare e të investimeve dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha si tregtia, investimet, transporti detar, inteligjenca artificiale e kultura dhe mirëpret kompanitë kineze për të thelluar praninë e tyre në tregun grek.

Në takimet me personalitetet më të larta të vendit, Zhao tha se Kina është e gatshme të punojë me Greqinë për të çuar përpara miqësinë tradicionale, për të mbështetur në mënyrë të vendosur njëri-tjetrin dhe për të qenë partnerë të mirë me besim reciprok, duke kërkuar zhvillim të përbashkët, duke shtuar afërsinë kulturore, duke zbatuar bashkërisht Nismën e Qytetërimit Global dhe duke kontribuuar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.