Ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao dhe homologia e tij amerikane Gina Raimondo do të zhvillojnë një bisedë telefonike në ditët në vijim, sipas burimeve.
Ata do të kenë një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi marrëdhëniet dypalëshe ekonomike e tregtare dhe çështjet kyçe me interes të ndërsjellë, duke përfshirë kufizimet e ShBA-së për automjetet elektrike.
Telefonata e mundshme është pjesë e dialogut institucional ndërmjet ministrive të tregtisë të Kinës dhe ShBA-së.
Wang dhe Raimondo biseduan për herë të fundit nëpërmjet telefonit në janar, kur të dy palët patën një komunikim thelbësor dhe pragmatik mbi shqetësimet ekonomike dhe tregtare të njëra-tjetrës dhe diskutuan mbi kufijtë e sigurisë kombëtare në lidhje me sektorët ekonomikë dhe tregtarë të të dy vendeve
Po ashtu , Kina ka paraqitur një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) mbi praktikat e njëanshme dhe proteksionizmin tregtar të Kanadasë, njoftoi të mërkurën Ministria kineze e Tregtisë.
Ministria tha se ka nisur gjithashtu një hetim kundër diskriminimit lidhur me masat kufizuese të Kanadasë mbi disa importe nga Kina.