Benzema harron shpejtë ‘dashurinë e vjetër’, ia bën ‘unfollow’ Realit

Karim Benzema është larguar nga Real Madridi pas 14 vitesh.

Një nga futbollistët më të mirë në historinë e klubit mbretëror vendosi të largohej nga ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë.

Pas transferimit të tij në Al Ittihad, sulmuesi francez bëri një gjest aspak të dashur për tifozët madrilenë.

Benzema ndaloi së ndjekuri llogarinë zyrtare të Real Madridit në Instagram.

Krejt kjo ndodhi pasi gjiganti spanjoll ia bëri unfollow lojtarit, pasi siç dihet klubi ndjekë vetëm ata që janë pjesë e tyre dhe sponsorët./Lajmi.net/