Shiriti i kapitenit “mollë sherri” te Belgjika, Courtois “braktis” kombëtaren

Zgjedhja e kapitenit krijoi sherre brenda kombëtares së Belgjikës.

Në mungesë të Kevin De Bruyne, i dëmtuar në finalen e Ligës së Kampionëve, trajneri Domenico Tedesco ia besoi shiritin e kapitenit Romelu Lukakut në barazimin e Belgjikës kundër Austrisë (1-1) të shtunën.

Më herët, shiriti i kapitenit i kishte premtuar Thibaut Courtois edhe për udhëtimin në Estoni të martën (20:45).

I mërzitur nga ky vendim, portieri i Real Madridit nuk u shfaq në qendrën kombëtare të Tubize (ekuivalenti i Clairefontaine) të dielën në mbrëmje, sipas ‘Het Laatste Nieuës’.

Federata Belge e Futbollit ka sqaruar për agjencinë e lajmeve “Belga” se portieri i Real Madridit, Courtois, nuk do të stërvitet me grupin të hënën dhe se nuk do të udhëtojë për në Estoni në fund të pasdites.