Griezmann për shiritin e kapitenit të Francës: Kur ia dhanë Mbappes, kisha probleme me stomakun nga sikleti

Antoine Griezmann ka pranuar se e kishte të vështirë të pranonte vendimin e Didier Deschamps për ta bërë Kylian Mbappe kapiten të Francës përpara tij.

Pas pensionimit nga kombëtarja të Hugo Lloris, ‘Gjelat’ mbetën pa kapiten, përcjellë lajmi.net.

Griezmann fillimisht ishte favorit për t’u bërë kapiteni i ri i Francës, por Deschamps vendosi që ai shirit t’i takojë yllit të PSG-së, Mbappe.

Vendimi thuhet se e befasoi Griezmann dhe shkaktoi një përçarje të përkohshme në dhomën e zhveshjes, ku madje sugjeroi që sulmuesi mendonte edhe tërheqjen nga kombëtarja.

Griezmann ka pranuar se ishte e vështirë për ta pranuar atë vendim, por ai përfundimisht pranoi situatën duke e mbyllur kështu atë temë.

“Ishte e vështirë për t’u pranuar. Unë jam 32 vjeç dhe, megjithëse i kam ende këmbët, e di se po arrij fundin e karrierës sime. E pata të vështirë, kisha probleme me stomakun nga sikleti për nja dy ose tre ditë”, tha Griezmann për “Telefoot”./Lajmi.net/