Osmani shkakton huti: BDI do t’i ruajë, apo do t’i rruajë qytetarët? (Foto)

Zëvendëskryeministri Buajr Osmani sot ka shkaktuar pak huti në opinion. Si duket i impresionuar që do të takohet me reisin Sulejman Rexhepi, Osmani ka bë një gabim gishti deri a ka postuar status në facebook pas takimit të liderëve te presidenti Stevo Pendarovski.
“BDI shprehi qëndrimin në takimin e sotëm te Presidenti se nuk ka prioritet më të madh tani se shëndeti dhe jeta e njerëzve dhe se gjitha proceset politike duhet ti nënshtrohen këtij prioriteti. Gjitha resurset tona politike, njerëzore i kemi vendosur në shërbim të rruajtjes së shëndetit të njerëzve. #kujdesemi”, ka shkruar fillimisht Osmani.

Gabimi është përmirësuar menjëherë: “BDI shprehi qëndrimin në takimin e sotëm te Presidenti se nuk ka prioritet më të madh tani se shëndeti dhe jeta e njerëzve dhe se gjitha proceset politike duhet ti nënshtrohen këtij prioriteti. Gjitha resurset tona politike, njerëzore i kemi vendosur në shërbim të ruajtjes së shëndetit të njerëzve. #kujdesemi”, ka shkruar ai më pas.