Policia mbylli një restorant në Tetovë dhe dy kafeteri në Pirok

Inspektorati tregtar shoqëruar nga policia ka kryer kontrolle në Tetovë dhe rrethinë. Me këtë rast, të hapura janë gjetur një restorant në Tetovë dhe dy kafeteri në fshatin Pirok, transmeton Gazeta Lajm. Inspektorati ka urdhëruar mbylljen e tyre në pajtim me masat e qeverisë, si dhe ka paralajmëruar padi.