Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë një video në Twitter të shtunën që tregon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, me makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzore të djegura.
Trupat ruse kohët e fundit qëlluan një kolonë civile midis Svatovit të pushtuar në rajonin e Luhansk dhe Kupyanskut të çliruar në rajonin e Kharkiv, thanë ata.
Kreu rajonal i Kharkiv, Oleg Synehubov tha se 24 njerëz, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse.
Synehubov dhe shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thanë më herët se të paktën 20 njerëz vdiqën, pa dhënë datën e saktë të sulmit.
Tani Synehubov thotë se ndodhi më 25 shtator duke cituar policinë lokale.