Ziadin Sela i sjell fat deputetit të vetëm shqiptar në Gjermani (VIDEO)

Sami Musa, është me siguri shqiptari i parë i zgjedhur në Parlamentin e Hamburgut, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.

Fitoren e tij në zgjedhjet që janë mbajtur,23 shkurt, e ka konfirmuar vetë z. Musa, i cili  në llogarinë  e tij të fejsbuk kishte  shkruar si vijon:

”I kam fituar 3661 vota. Falënderoj përzemërsisht secilin garues. Urime secilit deputet të zgjedhur ashtu sikurse edhe atyre që nuk janë zgjedhur. Secili prej jush është angazhuar për demokraci. Uroj po ashtu edhe secilin aktivist të zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit. Unë mendoj se duhet të jem brenda (në parlament), prandaj falënderoj përzemërisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë zgjedhur”.

Një mbështetje të fuqishme për z. Musa , e dha  edhe Ziadin Sela, në tubimin që mbajti me bashkëatdhetarët t  në Hamburg, një ditë para se të mbaheshin zgjedhjet.

Me këtë rast Ziadin Sela  në një fjalim rasti para të pranishmëve  tha:

” Unë gëzohem nga fakti që ju keni nesër një kandidat që duhet ta votoni, jo për atë , por për të institucionalizuar prezencën tuaj këtu. Për të gjithë ata të cilët e kanë ndarë mendjen që jetën ta zhvillojnë këtu. Fatkeqësisht tani janë shumë dhe fatmirsisht për zotin Musa, që skam asnjë dilemë që do të zgjidhet dhe do ti përfaqësoj ashtu siç duhet shqiptarët, zërin e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, që jetojnë këtu në Gjermani. Nga ana tjetër , zotri Musa , unë shpresoj që për  dhjetë vjetë  mos kesh  votues shqiptarë këtu. Të uroj që bashkarisht të angazhohemi në politika për ti kthyer shqiptarët në vendlindje, për ta zhvilluar jetën dhe për ta trashëguar amanetin që kanë marë mga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre për të mos i lënë ato troje , sepse janë troje në të cilat ne kemi mbirë dhe nuk na ka hedh dikush tjetër”, tha  Sela në takimin që zhbvilloi me shqiptarët e Hamburgut

Përndryshe 35 vjeçari Sami Musa është me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë. Ai është një afarist shumë i sukseshëm në Hamburgdhe  biri i aktivistit dhe afaristit të njohur  në gjithë Gjermaninë, Xhelil Musa.

 

Duke qenë menaxher i sukseshëm i njerit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre. Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve,