Zaev: Duhet të turpëroheni nga mbresat e mia, Mickoski: Thuajani këtë personit që e hapi derën e Kuvendit

Unë u sulmova, jam me mbresa në kokë, dhe ju duhet të turpëroheni nga kjo, kështu iu drejtuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev oponentit të tij politik Hristijan Mickoski në TV duelin e sotëm në Kanal 5.

“Në turmën më 27 prill njerëzit dëshironin të më vrisnin. Ju ishit këshilltar i Gruevskit në atë kohë. Vetë ju ishin midis turmës dhe duhet të turpëroheni”, tha Zaev.

Mickoski iu përgjigj se të njëjtën gjë duhet t’ia thotë personit i cili e ka hapur derën e Kuvendit më 27 prill, me siguri dume menduar në deputetin e pavarur Kërsto Mukovski.

“Ju u pajtuat me atë që e hapi derën e Kuvendit dhe i cili e lëshoi të hyjë turmën në Dhomën ligjdhënëse. Pse u pajtuat? Pse ju nevojitej ai”, u përgjigj Mickoski.