Të afërmit e Kylian Mbappes e kanë rikonfirmuar se sulmuesi nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë te Paris Saint German.
Lojtari është duke u përfolur shumë për një kalim te Real Madrid, me zërat që sa vijnë e shtohen.
Sikur për ta shuar paksa entuziazmin, “Le Parisien” raportoi për një marrëveshje në mes të lojtarit dhe klubit francez, por këtë gjë e demantoi shumë shpejt e ëma e lojtarit.
Të afërmit e lojtarit thonë se francezi është gjithnjë e më larg Parisit, pasi dëshira e tij është t’i bashkohet Real Madridit, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i lojtarit në fund të sezonit.