Shumë klube të interesuara për Lenglet – lojtari ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Shumë klube kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet, por mbrojtësi ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Lojtari ka vendosur të presë deri në përfundim të sezonit për të diskutuar me krerët e klubit katalunas, e pastaj të merret një vendim përkitazi me atë që dakordohen.

Për francezin kanë shprehur interesim disa klube nga Premier League, por që mbrojtësi aktualisht nuk po i sheh si opsione, përderisa nuk është qartësuar e ardhmja e tij, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi u ble në vitin 2018 nga Sevilla për shumën e 35 milionë eurove.

Gjatë kësaj kohe me “blaugranat” ai ka fituar një herë La ligan, një herë Kupën e Spanjës dhe një herë Superkupën e Spanjës.