Në luftën për medalje, Gjakova mposhti turkun Bilal Çiloglu, duke triumfuar me Ippon, pasi më herët realizoi edhe një Yuko.
Më herët, në repasazh, Gjakova kishte mposhtur kroatin Robert Klacar, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Kjo është medalja e dytë e Kosovës gjatë ditës së sotme, pas medaljes së bronztë të fituar nga Fatjona Kasapi.
Në total, Kosova tashmë ka tri medalje në Taranto 2026: dy të bronzta në xhudo dhe medaljen e artë të Donjeta Sadikut në boks.



