Mediet në Spanjë: Barça gjithsesi do të nënshkruajë me një mbrojtës të majtë

Ndonëse ende nuk ka përfunduar sezoni, që pastaj t’i lihet rrugë merkatos së verës, mediet në Spanjë janë të sigurta për një gjë: Barcelona do të nënshkruajë me një mbrojtës të majtë.

Jordi Alba duket se ka nevojë për konkurrencë në atë pozitë, prandaj edhe drejtuesit katalunas nuk e kanë ndërmend të kursehen në këtë drejtim.

Alex Telles e Alex Sandro mund të jenë alternativa për “blaugranat”, por lista e synimeve të Barçes është edhe më e zgjeruar sesa kaq, transmeton lajmi.net.

Jose Gaya dhe Alejandro Grimaldo janë po ashtu në listë të kërkimeve, me të dytin që konsiderohet si plan B.

Mbetet të shihet se kush nga këta do ta veshë fanelën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.