Tre anëtarë të një familje vriten derisa po iknin nga sulmet ruse [pamje të rënda]

19:05 – BBC ka mësuar më shumë për tre civilët që u vranë gjatë përpjekjes për të ikur nga Irpini, një qytet në periferi të Kievit.

Një imazh shumë shqetësues i bërë nga një fotograf për New York Times tregon anëtarë të një familjeje, një nënë dhe dy fëmijë, të shtrirë të vdekur në trotuar, ndërsa ushtarët ukrainas përpiqen t’i shpëtojnë jetën babait të plagosur.

Fëmijët ishin një djalë adoleshent dhe një vajzë që dukej se ishin rreth tetë vjeç.

Familja kishte ikur nga luftimet duke mbajtur një valixhe dhe disa çanta shpine dhe kishte marr me vete qenin e tyre.

Ata u goditën nga një sulm me mortaja. Forcat ruse kanë gjuajtur me predha mortajash në një urë tashmë të shembur, e cila përdoret për evakuimin e civilëve.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse se synojnë qëllimisht rrugët e evakuimit nga Irpin, pasi një hekurudhë u godit dhe u dëmtua të shtunën.

Ashtu si Irpin, qytetet e vogla të Hostomel dhe Bucha në veri-perëndim të Kievit janë përballut me luftime të ashpra ditët e fundit.

Image
Foto: The New York Times
18:40 – Rreth 20,000 të huaj kanë aplikuar për të luftuar për Ukrainën

Derisa ukrainasit po largohen si refugjatët nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba të cituar në mediat lokale.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje.

Duke folur në një konferencë online të dielën, Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’u bashkuar me luftimet.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

Kujtojmë se të premten Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se në Ukrainë po shkon duke u shtuar numri “i mercenarëve nga Kosova”, transmeton Zeri.info.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Kremlini të premten, Putini ka thënë se Rusia po regjistron numër në rritje “të mercenarëve nga vendet e treta, në veçanti nga Shqipëria dhe Kroacia, militantë nga Kosova e madje xhihadistë me përvojë lufte nga Siria”.

Autoritetet në Kosovë e kanë deklaruar se asnjë kosovarë nuk është në Ukrainë duke marrë pjesë në luftë. /Zëri

18:05 – Rusia merr nën kontroll centralin më të madh bërthamor në Ukrainë

Një termocentral bërthamor në Ukrainë është tani nën kontrollin e komandantit të forcave ruse, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) .

IAEA tha se Ukraina ka raportuar se forcat ruse në uzinën Zaporizhzhia kanë ndërpre disa rrjete celulare dhe interneti, kështu që informacioni i besueshëm nga faqja nuk mund të merret përmes kanaleve normale.

Agjencia shtoi se stafi operativ në reaktorin më të madh bërthamor të Evropës duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tyre të sigurisë dhe të ketë kapacitetin për të marrë vendime pa presione të panevojshme.

Ai tha se rregullatori bërthamor ukrainas ka raportuar se kishte filluar të ketë probleme në komunikimin me stafin e tij në uzinën e Zaporizhzhia./Zëri

17:40 – Putini siguron Macronin: Rusia nuk do të sulmojë centralet bërthamore në Ukrainë

Rusia nuk do të sulmojë centralet bërthamore në Ukrainë. Kjo është garancia e shprehur nga Presidenti Vladimir Putin, ndaj homologut francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, e cila ka zgjatur 1 orë e 45 minuta. Megjithatë Putin nuk heq dorë nga ofensiva ushtarake.

Macron konfirmoi se Putin ishte shprehur shumë I vendosur në arritjen e qëllimeve të tij. “Nëse nuk e arrijmë përmes negociatave do ta bëjmë me luftë”, është shprehur presidenti rus, sipas asaj që raporton presidenca franceze. Shefi I Kremlinit ka përmendur sërish kërkesat e tij për denazifikimin e Ukrainës, mbajtjen e statusit neutral dhe pranimin e aneksimit të Krimesë si dhe pavarësisë së Donbasit.

Ndërkohë, e diela duket se ishte dita e bisedave telefonike. Më herët presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje. Këtë e tha zyra e presidencës turke pas një telefonate njëorëshe mesmes dy udhëheqësve. Siç mësohet, Erdogan i tha liderit rus se Turqia është e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit. “Presidenti Erdogan e filloi bisedën me fjalinë: “Le të hapim rrugën për paqen së bashku”, thuhet në deklaratën për media. Por Agjencia ruse e Lajmeve, Interfax njofton se shefi i Kremlini i kishte bwrw tw qartw presidentit turk se luftimet do të ndalen vetëm kur Kievi të pranojë kushtet e Moskës.

Gjithashtu, kryeministri izraelit Naftali Bennett është ofruar si negociator për të zgjidhur krizën. Pas një takimi prej 3 orësh me Putin, Bennett zhvilloi bisedë telefonike me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atë francez Emanuel Macron. Më pas udhëtoi nga Moska në Berlin ku u takua me homologun Olaf Scholz për 90 minuta. “Mundësitë për zgjidhje janë të pakta, por ia vlen të tentojmë”, tha Bennett pas blicit diplomatik. /A2cnn

17:20 – Ukrainasit kanë plan “vazhdimësi të qeverisë” nëse Zelensky vritet, thotë Blinken

Ukrainasit kanë një plan për “vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër”, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një interviste me “Face the Nation” të CBS të dielën.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyjë në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër, dhe unë do ta lë me kaq”, tha Blinken. .

Blinken gjithashtu komplimentoi Zelensky për udhëheqjen e tij gjatë kësaj krize.

“Lidershipi që ka treguar Presidenti Zelensky, e gjithë qeveria ka treguar se janë të jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas,” tha Blinkeni. /Zëri

16:56 – Një martesë në zemër të luftës [foto/video]

Mes tmerrit të përgjakshëm të luftës, një çift nga forcat e mbrojtjes territoriale të Ukrainës janë martuar, jo shumë larg një postblloku në periferi të Kievit.

Në mes të zhurmës së sulmeve ajrore Valery dhe Lesya me veshje ushtarake, mbajtën një ceremoni të vogël të rrethuar nga anëtarë të tjerë të forcave të armatosura të Ukrainës dhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko. /Zëri