Barcelona vazhdon formën e shkëlqyer me Xavin – fitore edhe ndaj Elche

Barcelona arriti të marrë pikët e plota në ndeshjen ndaj Elches, në xhiron e 27-të në La Ligë.

Barcelona mori fitore me rezultatin 1:2 në ndeshjen përballë Elche, shkruan lajmi.net.

Ekipi i Xavi Hernandez e nisi mjaft mirë lojën dhe rastet për ta nuk munguan. Rastin më të mirë në pjesën e parë për Barçën e pati Frankie De Jong e që nuk arriti të shënojë.

Pjesa e parë po shkonte drejt barazimit por pas një gabimi të ekipit të Barcelonës në minutën e 44` shënoi Elche me anë të Fidel.

Pjesa e dytë ishte shumë e mirë për Barcelonën pasi kishin shumë raste dhe posedimi ishte në anën e tyre.

Në minutën e 60` Ferran Torres shënoi për të barazuar në 1:1, pas asistimit të Pedri.

Raste kishte edhe Elche, por që Ter Stegen ishte aty në vendin e duhur.

Në minutën e 84′ të ndeshjes nga pika e bardhë shënoi Memphis Depay për të dërguar në epërsi Barcelonën, dhe për të përmbysur Elche.

Me këtë rezultat ekipi i Xavit arrin në kuotën e 48 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Elche ka 32 pikë në vendin e 13 në tabelë. /Lajmi.net/