200% fatura më të larta të gazit në Kumanovë! Qytetarët dhe institucionet ndalojnë përdorimin

Qytetarët dhe institucionet në Kumanovë që përdorin gaz, prej këtij muaji do të paguajnë fatura për 200% më të larta. Në vend të 25 denarëve për metër kub siç ishte vitin e kaluar, tani më shumë se 400 përdoruesit do të duhet të paguajnë 80 denarë për metër kub të konsumuar.

Rritja e çmimit ka ardhur për shkak të krizës globale energjetike theksoi drejtori i Ndërmarrja “Kumanova-gaz” Marko Mitrovski. Rritja e çmimit të gazit ka goditur xhepin e konsumatorëve andaj edhe shumica kanë ndaluar përdorimin e gazit.

“Disa kompani si ndërtesat e banimit dhe shtëpitë private nuk janë të përjashtuara por nuk e përdorin energjinë tonë konkretisht sa kemi të njoftuar gaz nuk përdorin çerdhja Lulevjollcë, “Razvigorçe”, disa ndërtesa, biblioteka “Tane Georgievski”, shtëpia e pleqve “Zafir Sajto”, gjimnazi “Goce Dellçev” lajmëroi gjithashtu se do të largohet”, tha Marko Mitrovski, drejtor i NP “Kumanova-Gaz”.

Drejtoresha e çerdhes “Angel Shajçe”, Marina Aleksovska për TV21 theksoi se në kohë kanë ndërmarrë masa të nevojshme në mënyrë që fëmijët të mos mbesin pa ngrohje.

“Nga 8 objektet vetëm dy tani i kemi me gaz ndërsa gjashtë të tjerat janë me karburant ekstra të lehtë dhe një me rrymë elektrike. Për shkak të çmimit të lartë dhe arsyeve financiare e kemi pa të nevojshëm të mos përdorim gaz këtë muaj. Nëse ka gaz të mjaftueshëm besoj do të vazhdojmë përsëri nga muaji i ardhshëm”, tha Marina Aleksovska, drejtoreshë e çerdhes “Angel Shajçe”.

Përveç shtrenjtimin, evidente është edhe mungesa e gazit. Drejtori i “Kumanova-gaz” zbulon se për momentin kjo kompani ka siguruar sasinë e duhur të gazit për një muaj dhe janë në bisedime për të siguruar më shumë. Beson se kjo sasi do të jetë e mjaftueshme sepse shumë furnizues janë larguar ndërsa do të kursejnë edhe nga shkollat të cilat janë në pushim.

Ndryshe kriza e gaz ka kapluar tërë Evropën, gjersa edhe në vendin tonë deri në fund të sezonit pritet që çmimet të jenë të larta./TV21