Një ditë më parë kritikoi Qeverinë, sot i bie monedha Dimitrovit (FOTO)

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane në largim, Nikolla Dimitrov dje tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi për herë të parë shprehu publikisht pakënaqësinë e tij ndaj politikave të Qeverisë për kontestin me Bullgarinë.

Një ditë pas, ai njofton se i ka rënë monedha në gatesën prej brumi, që është traditë ortodokse.

Kjo traditë thotë se nëse njërit nga pjesëtarët e familjes që ndajnë gatesën bashkërisht, i bie monedha, ai person gjatë vitit të pason do ta shoqërojë fati i mirë, shkruan TV21.

Kujtojmë se Dimitrov, i cili gjatë Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev udhëhoqi postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, nuk u përzgjodh të bartë sërish post qeverisës në udhëheqjen e Dimitar Kovaçevskit.

Në postin e zëvendëskryeministrit ai do të zëvendësohet nga ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.