Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.179 teste të kryera janë regjistruar 155 raste të reja me virusin korona. 113 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 387 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 13 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 212.375 raste, prej të cilëve 196.636 janë shëruar, kurse 7.449 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.290 raste aktive me Covid-19.