Ridvan Ibrahimi zotohet se do ta sjell ndryshimin në Haraçinë

Kandidati i BDI-së për Haraçinën, Ridvan Ibrahimi synon të sjell ndryshimin në këtë komunë nëse fiton nê zgjedhje.

Ai bën thirrje për dalje sa më të madhe në votime ditën e diel dhe fton banorët që të rrethojnë numrin 3.

Ibrahimi është zotuar se nuk do t’i zhgënjejë banorët e Haraçinës dhe përmes realizimit të programit, do të rikthejë zhvillimin e komunës me projektet që ofron BDI-ja përmes Agjendës së blertë, duke zgjidhur problemin me deponitë apo atë me mungesën e ujit të pijshëm.

Ridvan Ibrahimi nga BDI-ja ishte kandidati më i votuar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Haraçinë dhe arriti të sigurojë 2286 vota.