Dita e diel ditë jo pune, pas përfundimit të zgjedhjeve

Para fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 17 tetor, deputetët nuk arritën t’i sjellin ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilat dita e diel është dashur të shpallet si ditë jo pune për shumë aktivitete. Ato, edhe pse është dashur të sillen më herët dhe të fillojnë të zbatohen nga 1 tetori, me siguri do të miratohen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, duke e pasur parasysh atë që është paralajmëruar se Parlamenti deri atëherë nuk do të mblidhet.

Ndryshimet ligjore u bllokuan në lexim të parë të Komisionit kuvedor për punë dhe politikë sociale, në të cilin është dashur të ketë debat për amendamente, ndërsa në kohë të pacaktuar është shtyrë edhe seanca plenare në rend dite të së cilës ishte ky vendim ligjor.

Për shkak të afateve rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale deri në fund të muajit të ardhshëm nuk do të mbahen seanca në Kuvend, që do të thotë se këto ndryshime nuk do të sillen sipas afatit të paraparë nga Qeveria.

Pushteti e akuzoi opozitën për bllokimin e miratimit të kësaj zgjidhjeje ligjore, sepse, siç theksojnë ata, bllokoi debatin e amendamenteve në një seancë të Komisionit. Nga LSDM-ja thonë se deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend, në vend që t’i kushtohen interesave të qytetarëve, janë të përkushtuar në bllokada, shkatërrime për interesa personale dhe partiake.

Sipas partisë, në Komitetin për punë dhe politikë sociale, “OBRM-PDUKM-ja destruktive po i bllokon ndryshimet në ligj që e bëjnë të dielën një ditë jo pune për 92 për qind të punëtorëve”.

“OBRM-PDUKM-ja është e drejtuar drejtpërdrejt kundër interesave të qytetarëve dhe interesave të shtetit si asnjë opozitë tjetër në botë. Një sjellje e tillë shkatërruese vlerësohet nga qytetarët dhe do të ndëshkohet në përputhje me rrethanat në këto zgjedhje”, thonë nga LSDM

Nga Ministria dikasteriale e Punës dhe Politikës Sociale potencojnë se nuk e kuptojnë, siç thonë, bllokadën e këtij vendimi ligjor duke e pasur parasysh atë që për të është arritur konsensus dhe se kjo është harmonizuar edhe me sindikatat edhe me punëdhënësit.

“Apelojmë tek deputetët e opozitës, të tregojnë përgjegjësi për realizimin e të drejtave të punëtorëbe të cilët rrjedhin nga ky vendim ligjor. Me këtë do të krijojnë kushte që të kalojë Propozim-ligji për ditën e diel të jetë ditë pushimi përmes procedurës kuvendore. Çdo vonesë do të thotë shtyrje e zbatimit të të drejtës të cilën punëtorët e presin”, thonë nga MPPS për MIA-n.

Nga opozita, megjithatë, thonë se ata nuk kishin ndërmend të bllokonin miratimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, edhe pse besojnë se nuk do të sigurojë një ditë të diele jo pune për të gjithë qytetarët, për shkak të 40 përjashtimeve që do të punojnë Të Dielën, por që ata vetëm kërkuan që të plotësohet me informacion në lidhje me zjarrin në të cilin spitali modular në Tetovë u dogj së bashku me 14 persona të tjerë, të cilat qeveria nuk i pranoi. Kuvendi, thonë, punon në kaos dhe për këtë qeveria është fajtore.

Iniciatori i ndryshimeve për ditën e diel të jetë ditë jo pune është Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ku thonë se thelbi i dialogut social është respektimi i asaj që është rënë dakord dhe se kjo forcon besimin mes partnerëve socialë. Kështu, thonë nga LSM-ja, ata janë të motivuar për të përmirësuar sistemin e negociatave si një mënyrë për të rregulluar ligjet dhe politikat dhe strategjitë kombëtare. Duhet të ketë arsye serioze për thyerjen e afateve, për të cilat ne, si sindikata e vetme përfaqësuese, duhet të informohemi në kohë.

Ata, siç thekson për MIA kryetari i LSM-së Darko Dimovski, kanë ndërhyrë për të mbajtur debatin e komisionit të martën dhe pritën që ndryshimet e propozuara në Ligjin për marrëdhëniet e punës të miratohen në mënyrë që ato të hyjnë në fuqi me kohë.

“Presim atë që partnerët social e dakorduan në nivel të Këshillit ekonomik dhe social të respektohen dhe të realizohet tërësisht nga ana e Kuvendit”, thotë Dimovski.

Ai përmend se madje edhe transferimi i së drejtës për vetëm një ditë në javën tjetër mund të nënkuptojë humbjen e së drejtës për pushim javor i cili duhet të përdoret 7 ditë në javë.

Me zgjidhjen e propozuar janë saktësuar aktivitete në të cilat pushimi javor mund të zëvendësohet me një ditë tjetër pune dhe ato vlerësohen të jenë të nevojshme për funksionimin normal të shoqërisë. Ndryshimet parashikojnë një pagë më të lartë ditore 50 dhe ditë pushimi gjatë javës së ardhshme për ata që do të punojnë të dielave dhe janë pjesë e këtyre aktiviteteve, si dhe një pagë ditore 100 për qind më të lartë dhe një ditë falas për ata që do të punojnë në aktivitetet jo-thelbësore, e cila rregullohet me ndryshimet në Ligjin për tregti.

Përjashtim nga mos funksionimi ditën e diel janë dyqanet dhe stendat për shitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, gazetave, dyqanet në qendrat tregtare, të cilat mund të punojnë vetëm me një turn – nga ora 10 deri në 18 pasdite, stendat gjatë panaireve dhe ngjarjeve të tjera, dyqane me pakicë ku tregtia bëhet nga pronari.

Punëdhënësit të cilët do ta shkelin ligjin do të përballen me ndalesë për punë prej 15 ditëve dhe kallëzim për kundërvajtje. Nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën shkelje brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë. Gjatë periudhave të ndalimit të punës, punëdhënësi do të jetë i detyruar të paguajë kompensimin e punëtorëve në shumën e pagës së paguar në muajin e kaluar dhe nuk duhet të zvogëlojë numrin e punonjësve.

Me ndryshimet për ligjin për tregtinë, qendrat tregtare që do të punojnë të dielave dhe festave do të duhet të paguajnë një tarifë në masën 2 për qind të të ardhurave totale të realizuara vitin e kaluar të dielave dhe festave, dhe ato fonde, si e shpallur nga MPPS do të investojnë në kopshtet për fëmijë.

Ligji kaloi në seancë qeveritare më 8 qershor të këtij viti. Nga Qeveria atëherë theksuan se me këtë bëhet harmonizim në jetën private dhe profesionale të punëtorëve. Kjo, thanë ata, do të rezultojë në kënaqësinë më të madhe të punëtorëve dhe rritjen e motivimit në punë, gjë që do të kontribuojë më tej në produktivitet më të madh, rezultate më të mira ekonomike të punëdhënësve, dhe kështu punëtorëve. Sindikatat atëherë dhe tani kërkojnë mbrojtje më të mëdha. Punëdhënësit besojnë se zgjidhja është një kompromis i mirë, i cili u arrit pas bisedimeve të gjata midis partnerëve socialë.

Në ndryshimet ligjore për vendosjen e ditës së diel si ditë për pushim ka punuar edhe Ministria e Ekonomisë. Ajo i përgatiti ndryshimet e Ligjit për tregti me të cilat rregullohet kjo çështje./REL/