Nga nesër, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të aktivizohet edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve, kamerat do të fillojnë të funksionojnë në rrugët e rajonit që mbulohet nga SPB-ja e Ohrit.
Sipas MPB-së, sistemi synon të identifikojë shkeljet rrugore, të rrisë disiplinën e shoferëve dhe të përmirësojë sigurinë në trafik.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi gjatë vozitjes.





