“VMRO-DPMNE-ja, çdo ditë, duke filluar nga nesër, do t’i bllokojë tre vende në Shkup dhe 10 qytete në Maqedoni, nga periudha prej orës 15:00 deri në ora 17:00, deri sa publikut nuk i tregohet dokumenti, udhëzuesi apo siç të doni quajeni të cilin e negocion dyshja Zaev – Buçkovski me Sofjen zyrtare, kurse ka të bëjë me pranimin e Deklaratës që është miratuar nga Parlamenti bullgar në vitin 2019. Të jetë pjesë e procesi negociues. Të jem një hap më preciz, ai është klasteri i parë fondamental, gjegjësisht para-kapitull”.
Kështu ka paralajmëruar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.
Siç shtoi më tej ai, ky skenar rrezikon asimilimin apo bullgarizimin dhe ngrirje të ëndrrës evropiane. Ka ftuar partitë politike dhe Bashkimin Evropian që t’i dalë në mbrojtje popullit maqedonas.
“Nëse ndodh kjo, ne do të jemi para dy zgjedhjeve – asimilim – bullgarizim, që një ditë kur do t’i përfundojmë reformat, të jemi pjesë e Bashkimit Evropian ose lëshim dhe ngrirje të ëndrrës evropiane. Për këtë, apeloj deri te të gjitha partitë politike, pa dallim se a janë djathtist apo majtist, apo qendër. Pa dallim se a janë parlamentare apo jashtë parlamentit, të përfshihen në barrikadat sepse populli dhe kombi maqedonas meritojnë mbrojtje në këtë moment. Tani, të mos jetë vonë, sepse gabimi që do të bëhet sot, mund të ketë ndikim në ardhmërinë e të gjitha gjeneratave, të lindura dhe të palindura”, tha Mickoski, transmeton TV21.
Ai thirrje ka bërë edhe drejt Bashkimit Evropian, pasi siç thotë, populli maqedonas meriton nisjen e negociatave “pa kushte, pa udhëzues shtesë”./TV21