130 mijë votues nga diaspora janë paraqitur për zgjedhjet kosovare, klani “Pronto” në panik, me incidente don t’i anulojë zgjedhjet

Adem Hyseni

Në prononcimin e fundit për media, KQZ-ja ka bërë të ditur se ka pranuar një raport jopërfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sipas këtij raporti, nga 13 deri më 21 janar rreth 131 mijë e 500 aplikacione valide janë paraqitur për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Kjo është katër fish më shumë se zgjedhjet e kaluara, kur ishin paraqitur rreth 30 mijë mërgimtarë për të votuar.

Ky interesim i madh i diasporës ka futur frikën te klani “Pronto”, për shkak të vetëdijes se gati të gjithë votuesit e diasporës do të votojnë për listën e përbashkët të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Panika nga humbja e thellë tashmë ka kapluar klanin e ashtuquajtur “Pronto”, klan i cili po thur plane për të shkaktuar incidente

Skenarin e vet djallëzor ky “klan” e provoi fillimisht në Veri, e pastaj edhe në Skenderaj, por fatmirësisht u dështoi.
Më vjen mirë që “Bataljoni i Atlantikut” (diaspora) është mobilizuar edhe një herë, për t’i ardhur në ndihmë Kosovës në këto momente kur është e rrezikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj si; i erdhi në ndihmë në kohën kur u rrezikuar nga regjimi i Millosheviqit.