982 raste të reja dhe 556 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 2805 testime, ndërsa janë regjistruar 982 raste të reja me Covid-19, përcjell SHENJA

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 556 pacientë të shëruar. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 19 persona.