40 artistë më 22 nëntor në Kumanovë!

Për nderë të festës së madhe kombëtare ,, 22 Nëntori- Dita e Alfabetit ,, shoqata e artistëve figurativ nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës ,, Rexhai ISENI XHAI ,, organizon ekspozitë ndërkombëtare ku do të marrin pjesë 40 artistë nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në këtë ekspozitë kanë konkuruar artistë në të gjitha disiplinat e artit si në pikturë , skulpturë, grafikë dhe fotografi artistike.

“Më 22 Nëntor të vitit 1908 me zgjidhjen e çështjes së njesimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kongresi i Manastirit mbylli një epokë të tërë në historinë e kulturës kombëtare ̵ shqiptare, kurorëzoi me sukses përpjekjet që mendjet më të ndritura të kombit shqiptar bënë gjatë shekujve për shkrimin dhe lëvrimin e Gjuhës Shqipe, duke vlerësuar kontributin dhe shërbimin kombëtar të rilindasve, kjo ekspozitë i dedikohet kësaj date madhore dhe çështjes së saj”, thuhet në njoftimin e SHAF “Rexhai Iseni-Xhai”.