Malçeksi: Nëse Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë do vdes politikisht

Analisti maqedonas, Samoil Maçeski thotë se, nëse Alternativa hyn në qeveri, do të vdesë pokitikisht në planin afatgjatë”.

“Është e drejt legjitime e çdo partie politike të përpiqet të rrëzojë qeverinë me metoda demokratike, veçanërisht pas një rezultati të favorshëm në zgjedhjet lokale”, tha profesori universitar dhe analisti politik Samoil Malçeski në një deklaratë për të përjavshmen Focus, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Në historinë e re të Maqedonisë, kjo është disfata më e madhe që opozita i ka shkaktuar qeverisë. Natyrisht, rrethanat në të cilat u arrit ajo fitore, përkatësisht keqpërdorimi i institucioneve nga LSDM dhe BDI, keqpërdorimi i policisë për qëllime partiake, ryshfeti zgjedhor, fushata e zezë e pushtetit, bllokimi i pasurisë dhe llogarive të VMRO DPMNE-së e bëjnë edhe më bindëse – thotë Malçeski.

“Duhet të formohet sa më parë një qeveri teknike, e cila do të zhvillonte zgjedhjet, pas së cilës do të formohej një shumicë e qëndrueshme parlamentare. Prej pesë vitesh jemi dëshmitarë që Kuvendi nuk funksionon dhe problemi më i madh për këtë është shumica e brishtë parlamentare. Me një Parlament të tillë, si shtet, nuk mund të ballafaqohemi efektivisht me sfidat që na presin – thotë Malçeski.

Nëse Alternativa hyn në Qeveri, ai vlerëson se do t’i sjellë përfitime të caktuara asaj, por në terma afatgjatë do të nënkuptonte vdekjen e saj, siç thotë ai, politike.(INA)