2.499 raste aktive me virus në Maqedoni, regjistrohen 53 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.691 teste të kryera janë regjistruar 53 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 29 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.169 raste, prej të cilëve 147.301 janë shëruar, kurse 5.369 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.499 raste aktive me virusin korona, 1000 prej të cilëve janë vetëm në Shkup.