Zjarr në një shtëpi në Kërçovë

Në orën një pas mesnate në DPB Kërçovë është raportuar se një shtëpi është përfshirë në zjarr në rrugën “Raim Lika” pronësi e E.E. (62) nga Kërçova.

Nga stihia e zjarrit është përfshirë në flakë një pjesë e orendive dhe inventarit dhe një pjesë e dritareve nga shtëpia fqinje pronësi e B.A.

Në shuarjen e zjarrit me dy automjete ka intervenuar NJZT Kërçovë.

“Mbrëmë në periudhën prej 1 deri në orën 2 e 30 minuta intervenuam në zjarrin që shpërtheu në rrugën “Raim Lika” në Kërçovë. Në këtë zjarr është intervenuat me dy automjete zjarrfikëse me katër zjarrfikës, me ç’rast zjarri është shuar plotësisht dhe gjatë këtij intervenimi nuk ka persona të lënduar”, informon Goran Sokoleski, nga Njësiti Zjarrfikës Territorial nga Kërçova.