MSH: Dje janë vaksinuar 11.104 qytetarë, po rritet interesimi për tu vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se procesi i vaksinimit është duke u zhvilluar pa ndërprerë, ndërsa po rritet edhe numri i qytetarëve të interesuar për tu vaksinuar.

“Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 278.619 doza të vaksinave, ndërsa 54.600 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 11.104 qytetarë.

Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.278 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 425.422 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 46% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas të dhënave të fundit, 40% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.