Josie Desgrand nga Queensland, Australi, peshonte 127 kg në kohën kur ajo ishte 16 vjeç, duke u bërë viktimë e bullizmit dhe duke humbur vetëbesimin.
Askush nuk besonte se ajo mund të humbte peshën shtesë që mbante, por 19-vjeçarja donte t’i tregonte të gjithëve se janë të gabuar – ajo humbi 63 kilogramë në 12 muaj.
Për tri vitet e fundit, Josie ka përqafuar një mënyrë jetese të ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitete fizike të rregullta, por fillimisht, varësia e saj nga sheqeri e bëri të vështirë për të humbur kilogramët.
Josie zbuloi se problemi i saj ishte se ajo ishte e prirur për të ngrënë diçka të ëmbël mes vakteve.
Një mashtrim që ajo tha se e mësoi ishte se sa herë që e godiste dëshira për të ngrënë ëmbël, ajo përtypte një nenexhik.
Llojet e ushqimeve që ajo tani pëlqen të hajë midis vakteve përfshijnë karrota me humus ose një pjesë të vogël të frutave dhe arra. /Lajmi.net/