Mercedes-AMG G63 e bëri me nerva, piloti e shkatërron duke e lëshuar nga helikopteri

Njihet për gjëra të ndryshme, por deri më tani, nuk është ditur se Mercedes-AMG G63 ka rënë nga helikopteri, derisa ndodhej në lartësi.

Igor Moroz është blogeri rus, që njihet për paraqitje të ndryshme në YouTube, që duket se i është mërzitur makina të cilën para dy vitesh e kishte blerë për rreth 200 mijë euro.

Pasi që e nervozonte shumë, vendosi ta shkatërronte, andaj e angazhoi një helikopter, që ta lëshonte nga lartë.

Kur helikopteri ndodhej në lartësi prej afro 300 metrash, ai qëndronte ulur në një karrige dhe e shikoi derisa ra dhe u dëmtua në tërësi.

Vetura e shtypur nga pesha e përplasjes, tani mund të përdoret vetëm për t’ia marrë metalin, derisa pamjet qarkulluan nëpër internet sepse u pëlqyen shumë.