Adam Winstock, një psikiatrist konsulent dhe profesor klinik i Kolegjit Universitar të Londrës ka thënë se njerëzit mund të mos e vërejnë sasinë e nikotinës që thithin, gjatë kohës që përdorin cigare elektronike.
Profesor Winstock thatë se njerëzit duhet të fokusohen në atë se si të bëhen totalisht të pavarur nga substanca, në vend se të gjejnë forma alternative për të.
Ai gjithashtu tha se shërbimet e ndalimit të duhanit duhet të zgjerohen te ata që po përjetojnë vështirësi për lënien e cigareve elektronike.
“Ndërsa shumica e disa prej formave alternative të zëvendësimit të nikotinës janë të dizajnuara si tranzicion i përdorimit të nikotinës në mos-përdorimin e saj, mendoj se disa pajisje me avull mund të jenë zëvendësimi që iu shkon për shtati ish-duhanpirësve”, deklaroi profesor Winstock.
Cigaret me avull konsiderohen më pak të dëmshme sesa cigarja për faktin se nuk përmbajne kimikate të dëmshme apo monoksid karboni.