163 shkelje në trafik në Shkup, 73 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 163 shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre 73 për tejkalim të shpejtësisë. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 8 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 4 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 2 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 47 gjoba për parkim të parregullt.