Shallenberg: Shkupi dhe Sofja në mënyrë bilaterale të zgjidhin kontestin

Pavarësisht se kur formohet Qeveria e re në Bullgari, të dy palët nuk duhet të humbin kohë dhe duhet të ndërmarrin hapa konkretë për t’u afruar me njëra-tjetrën në mënyrë që të hapin rrugën për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i inkurajuar nga fakti që partitë me një agjendë të theksuar nacionaliste nuk u shpërblyen nga votuesit bullgarë, thotë për MIA-n shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shallenberg.

“Isha thellësisht i zhgënjyer me pamundësinë për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Çështjet bilaterale dhe historike duhet të ndahen nga ky proces. Ne do të shohim se si dhe kur mund të formohet një Qeveri e re në Bullgari. Kurdoherë që kjo të ndodhë, të dy palët nuk duhet të humbasin kohë dhe duhet të ndërmarrin hapa konkretë për t’u afruar me njëra-tjetrën në mënyrë që të hapin rrugën për fillimin e bisedimeve të pranimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Shallenberg në pyetjen sa realiste janë pritjet për të filluar negociatat me BE gjatë presidencës portugeze.

Sipas tij, është e rëndësishme të gjendet zgjidhje në mënyrë dypalëshe në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pa vendosur këto çështje në procesin e zgjerimit dhe nëse është i nevojshëm ndërmjetësim i palës së tretë, tha ai, të dy vendet duhet të gjykojnë vetë.
“Nëse ata arrijnë në atë konkludim, Austria është gjithmonë e gatshme të ofrojë aftësitë e saj”, tha Shallenberg.

Në lidhje me non-pejperin për ricaktim të kufijve të Ballkanit, e cila pretendohet se erdhi nga kryeministri slloven Janez Jansha, shefi i diplomacisë austriake, nuk sheh asnjë arsye për më shumë të komentoj në lidhje me të, për shkak të autorësisë ende të paqartë të dokumentit.

“Sidoqoftë, një gjë duhet të jetë e qartë dhe Austria ka qëndrim të prerë në lidhje me këtë: integriteti territorial i Bosnje dhe Herzegovinës nuk është i disponueshëm në asnjë rrethanë”, tha Shallenberg.

Në intervistën e plotë që MIA do të publikojë nesër, Shallenberg gjithashtu flet për rolin e Vjenës si koordinatore e ndihmës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shpërndarjen e paralajmëruar të 651.000 dozave të vaksinës “BioNTek/Fajzer”, nga të cilat 119.600 për Maqedoninë e Veriut, mbi pozicionin e Vjenës rreth vendosjes së certifikatës digjitale jeshile, e ashtuquajtura procesi i pasaportave, mbi procesin e shpërndarjes së vaksinave brenda vetë BE-së dhe nëse Bashkimi Evropian ka dështuar në testin e parimeve të veta të solidaritetit./SHENJA