15 viktima dhe 868 raste të reja me virus, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.654 teste të kryera janë regjistruar 868 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 355 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 111.077 raste, prej të cilëve 96.925 janë shëruar, kurse 3.280 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 10.872.