As me Titon, as me Enverin, shumica e shqiptarëve kanë qenë gjithmonë me Amerikën!

Xhemal Aliu

Sa e çuditshme- në kohën kur NATO dhe BE kanë zhvilluar luftërat më të ashpra kundër sistemit komunist, paska pasur shqiptarë që përzgjedhjen e paskan bërë mes Titos dhe Enverit. Sa diapazon të kufizuar paskan pasur!
Pikërisht në kohën kur shumica e shqiptarëve kanë qenë me Xhon Kenedin (USA) dhe Vili Brantin (Deutschland), paska pasur të tillë që janë luhatur-herë me Titon, e herë me Enverin. I paskan vazhduar këto dilema edhe në kohën e Jimy Carterit dhe Helmut Cohlit.

Dikush ka memorie të shkurtër, dikush ndoshta manipulon me qëllim, por shqiptarët nuk u çuan asnjëherë në këmbë as për Enverin, as për Titon. U çuan në këmbë për demokraci dhe liri, e jo për jugosllavizëm, ose marksizëm-leninizëm.

E tani, në vend se të fshehin, dalin e tregojnë publikisht.
Me lejen tuaj, do të bëj edhe një sqarim. Me siguri ju e dini më mirë se unë, që një enverist kurrë nuk bëhet demokrat. Njësoj e dini se kufijtë nuk mund të hiqen duke bllokuar ndërtimin e autostradave Shkup-Bllacë, e Kërçovë-Qaf Thanë, e duke ndërtuar vetëm rrugët që çojnë drejt Serbisë. Kufijtë hiqen nëse logjikohet anasjelltas.

Këtë e din çdo shqiptar. Kush mendon se mund të na manipulojë, e ka manipuluar vetëm vetveten.

(Tekstet në rubrikën Opinion paraqesin qëndrime individuale. Redaksia jo çdo herë pajtohet me përmbajtjen e tyre)