12 emigrantë brenda furgonit, arrestohen dy kontrabandistët

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndaluar dhe arrestuar dy trafikantë migrantësh. Në furgonin e drejtuar nga njëri prej tyre, u gjetën 12 emigrantë nga Siria dhe Pakistani. Ndaj tyre do të merren masat përkatëse pasi të zgjidhet rasti, thonë nga MPB.

“Sot (22.12.2022), zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë dhe stacionit policor të kalimit kufitar Bogorodicë i kanë privuar nga liria A.J (22) dhe M.D (19), të dy nga Shtipi, pasi në kamionin “Ford Transit” me shenja regjistrimi të Shkupit, i cili drejtohej nga A.J, dhe M.D ishte pasagjer, u gjetën 12 emigrantë (7 nga Siria, 2 nga Egjipti dhe 3 nga Pakistani).
Rreth orës 13:10 në magjistralen Gjevgjeli-Shkup, në vendkalimin e pagesës Smokvicë, zyrtarët policorë i kanë bërë shenjë automjetit që të ndalojë, por nuk është ndalur dhe ka vazhduar të lëvizë, por së shpejti mjeti është ndalur. Personat tentuan të largoheshin, por u kapën dhe u ndaluan. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur emigrantët. A.J. dhe M.D. janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia