Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme janë arrestuar 11 persona për posedim të lëndëve narkotike, transmeton TV21.
Njoftimi i plotë nga MPB.
Më 04/05.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, zyrtarët policorë të SPB Shkup i privuan nga liria O.B. (21), J.R. (24), L.M. (22) dhe G.M. (52), të gjithë nga Shkupi, si dhe H.Ç. (36) dhe T.K. (36) nga Gjermania, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan substancë e bardhë pluhur, marihuanë dhe një grirëse me mbetje marihuane.
Më 04.06.2026 në ora 07:20, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë privuan nga liria J.M. (39) nga fshati Kallugjericë e Radovishit. Gjatë kontrollit të një kamioni “Volvo” me targa të Radovishit dhe gjysmërimorkio, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e automjetit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Po atë ditë, në Pikën Kufitare Deve Bair, zyrtarët policorë privuan nga liria R.K.R.A. (38) nga Peruja. Gjatë kontrollit në autobusin me të cilin udhëtonte si pasagjer, policët e Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Lindje gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe letra për mbështjelljen e cigareve.
Më 04.06.2026 në ora 20:50, në kryqëzimin e rrugës “172” me rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë privuan nga liria A.S. (26), A.I. (20) dhe A.V. (21), të gjithë nga fshati Pallçishtë e Poshtme, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një grirëse.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.





