Edi Rama ikni të dy sepse s’ju do populli!

Shkruan: Gjyla Çeliku

Sot nuk folët asgjë për vazhdimin e afatit të regjistrimit sepse ju jeni vetëm për “show” dhe fotografi dhe jo për shqiptari!
U prishën planet m’duket sepse opozita shqiptare ASH&AAA bllokon dhe regjistrimi njejtë do realizohet dhe nuk vazhdohet!
Interesante, Artoni nuk u taku n’Kosovë me Albinin sepse ai ka dëgjuar përgjimet dhe 20 vjet luftoi me dostat e tij që promovuan hajninë dhe degradimet…
S’merret Albini me Artonin dhe BDI-në sepse ti ka lënë ty Edi!
Edi ti prite Artonin dhe u takove, apelove, por akoma s’di a e ke takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin?
Nejse për ty ma i rëndësishëm është Artoni dhe të qoftë😉
Nuk i duheni as Albinit e as neve, por ju kujtova sepse juve kur nuk ju ec treni heshtni dhe kur ju duhen vota e promovime fushatash, ju krekoseni!
Ti Edi, nuk u more asnjëherë me diskriminimet tona si shqiptarë në trojet tona, tash merru me artonat!
Arton, tash postimet ne fb për regjistrim bëji “Mirëmëngjes, bashkë të gjithë me Edin ju ftojmë të regjistroheni”, “Sot u regjistruan mbi 200000, bashkë të gjithë”, por ama sot nuk postuat asnjë postim, as ti e asnjë nga BDI, as bashkë e as vetëm🙃
A thua pse?
Kush ua mban frenin?