Rasti “Lotaria”: Tenderi prej 9,7 milionë eurosh kaloi kontrollin pa vërejtje, mbrojtja e Grubit sfidon ekspertizën!

Në gjykimin për rastin “Lotaria Shtetërore”, mbrojtja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi kundërshtoi një sërë pyetjesh të Prokurorisë drejtuar ekspertes ekonomike Anita Popovska, e cila ka analizuar tenderin për blerjen e terminaleve të videolotarisë.

Gjatë seancës u bë e ditur se Byroja për Furnizime Publike kishte kryer kontroll administrativ të procedurës, pa konstatuar parregullsi.

Avokatët e Grubit pretenduan se disa pyetje të Prokurorisë dilnin jashtë objektit të ekspertizës, ndërsa gjykata i hodhi poshtë kundërshtimet.

Sipas aktakuzës, Grubi, ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, dhe gjashtë persona të tjerë dyshohen se përmes keqpërdorimit të kompetencave kanë shkaktuar dëm prej rreth 9,7 milionë eurosh.

Të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon.