ZYRTARE: Valencia shkarkon Javi Garcian

Javi Garcia nuk është më trajner i Valencias.

Sipas “Marca”, lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë të ditur presidenti i Valencias, Anil Murthy sot në mëngjes, transmeton lajmi.net.

Shkarkimi vjen vetëm disa ndeshje para përfundimit të kampionatit shkaku i pozitës së vështirë të Valencias në tabelë.

Në fakt, Garcia kishte ofruar dorëheqjen por presidenti Murthy nuk kishte pranuar, dhe i kishte premtuar se do të investonte që ta kthenin Valencian në vendin ku e ka.

Valencias i duhen pikët e plota ndaj Valladolid për ta siguruar mbijetesën në La Liga.