Vdekja e Astorit, dënohet me burgim mjeku sportiv, Giorgio Galanti

Pas tre vitesh hetime, konsulenti mjekësor i Fiorentinas, Giorgio Galanti është dënuar me një vit burg për vdekjen e Davide Astorit.

Davide Astori do të mund të shpëtohej, vdekja e kapitenit të Fiorentinas në vitin 2018 në hotelin e tij ishte një ngjarje shokuese dhe tani është gjetur fajtori, transmeton lajmi.net.

Fjala bëhet për Giorgio Galanti, i cili është konsulent sportiv i klubit dhe ish-Drejtor i Qendrës medicinale të sportit në Unitersitetin e Careggit.

Galanti u dënua me një vit e gjysmë heqje lirie nga gjykata.

Sipas Prokurorisë në Firence, Astori ka vdekur shkaku i diagnozës së gabuar ndaj një sëmundje të quajtur “Cardiomiopatia aritmogena venticolare” e njëjta sëmundje që vrau dhe futbollistin e Livornos, Piermario Morosini.

Prokuroria deklaroi se nëse kjo sëmundje do të ishe diagnostifikuar, atëherë Astori do të shpëtohej.

Sipas Prokurorisë, fajtori kryesor është Galanti dhe anëtarë të stafit të tij mjekësor, pasi ata kanë qenë në mbikqyrje të futbollistëve të Fiorentinas dhe vdekja e Astorit është neglizhencë e tyre.