Zyrtare: Shkarkohet Ismet Munishi

Tashmë zyrtare Ismet Munishi shkarkohet nga posti i trajnerit të Gjilanit.

Ismet Munishi është shkarkuar nga pozita e trajneri, pasi nuk i arriti objektivat e skuadrës.

Në xhiron e 30 të Superligës Gjilani pësoi humbje ndaj Dukagjinit, kështu duke mbetur prapa liderit Ballkanit nëntë pikë.

Lajmin e ka zyrtarizuar ekipi i Gjilanit me anë të një komunikate në faqen e tyre.

Alban Hyseni do ta drejtoj ekipin deri në fund të stinorit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell komunikatën e plotë.

KOMUNIKATË ZYRTARE

Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.

Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit.