Zyrtare: Reece James rinovon kontratën me Chelsea

Reece James ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Chelsea.

Mbrojtësi anglez do të jetë pjesë e Chelsea për një periudhë të gjatë, pasi vuri firmën në kontratën e re.

James, sipas faqes zyrtare të Chelsea, do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2028, përcjell lajmi.net.

Reece James ka nënshkruar për gjashtë vite të tjera, duke thënë se është në ‘Stamford Bridge’ për të qëndruar.

Lojtari lidhej me një largim të mundshëm nga Chelsea, gjatë verës së ardhshme, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.