Arsyetohet Mourinho: Më mirë të humbësh një herë 4:0 sesa katër herë 1:0

Mourinho ka tentuar ta shoh nga një aspekt pozitiv humbjen e Romës ndaj Udinese.

Skuadra e Romës ka pësuar mbrëmë një humbje të thellë në përballje ndaj Udineses, por sipas Mourinho, gjërat mund të ishin edhe më keq.

Udinese mposhti Romën 4:0, por ‘Special One’ beson se kjo humbje është më e mirë sesa katër humbje me rezultatin 1:0.

“Shpjegimi im është se ishte një ndeshje e vështirë, kundërshtar i vështirë që di si të luajë këtë lloj loje”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Do të them se preferoj të humbas 4:0 një herë, sesa katër herë 1:0. Është e vështirë për tifozët, por kjo është jeta. Kemi tjetër ndeshje të enjten dhe shohim përpara”, shtoi portugezi.

Me humbjen e pësuar mbrëmë, Roma mbetet në kuotën e 10 pikëve, me një pikë më pak sesa liderët e Napoli.