Zyrtare: Real Madridi konfirmon transferimin e talentit Arda Guler

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit të madh turk, Arda Guler nga Fenerbahce.

Real Madridi e ka fituar El Clasicon e parë të sezonit ndaj Barcelonës, duke fituar garën për transferimin e Guler.

Los Blancos kanë konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Fenerbahcen dhe talenti 18-vjeçar do të prezantohet nesër si lojtar i ri i Real Madridit.

“Real Madrid CF dhe Fenerbahçe SK kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Arda Guler, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme”.

“Nesër, e premte, 7 korrik, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Arda Guler si lojtar i ri i Real Madridit”.

 

“Më pas, Arda Guler do të dalë para mediave”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Transferimi i Guler thuhet se ka kushtuar 20 milionë euro plus tetë milionë euro tjera bonuse dhe 20 për qind e kartonit nga shitja e ardhshme.