Zyrtare, pas Jashanicës edhe Gripshi transferohet te Ballkani!

Tashmë është zyrtare. Pas Bajram Jashanicës një tjetër futbollist i spikatur lë Skënderbeun për t’u transferuar te skuadra e Ballkanit në IPKO Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, sulmuesin anësor i cili arriti të realizonte 8 gola me Skënderbeun në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Gripshi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Ballkanin me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ka qenë vetë klubi nga Suhareka që ka njoftuar transferimin e 23-vjeçarit durrsak në rradhët e skuadrës së tyre, me portokallinjtë që bëjnë me dije se kanë biseduar gjatë me Skënderbeun për të bërë kalimin e Gripishit në Suharekë. Vetë lojtari ka falenderuar presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj që e ka lejuar të largohet duke u shfaqur shumë i lumtur për transferimin te Ballkani.