Zyrtare: Monza dhe Ranocchia ndajnë rrugët

Andrea Ranocchia ka shkëputur kontratën me Monza.

Faqja zyrtare e skuadrës së Monza ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është shkëputur bashkëpunimi me Andrea Ranocchia, përcjell lajmi.net.

Ish-kapiteni i Inter iu bashkua Monza si transferim i lirë gjatë verës, por lojtari dëmtoi kyçin e tij dhe pësoi një frakturë në ndeshjen e gushtit, ndaj Napoli, kur Monza mposhtej 4:0.

Tani, Monza bën të ditur se 34-vjeçari ka ndërprerë kontratën me klubin, duke e falënderuar atë për kontributin e tij.

“Monza falënderon Ranocchia për muajt e kaluar së bashku dhe i dëshiron të gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Ranocchia ishte nënshkrimi i parë i Monza në merkaton ambicioze gjatë verës.